Sunday, May 19
Shadow

A u ngrit City Park me paratë e ‘të kuqes’ nga Turqia dhe kush fshihet pas?! Mister burimi i dhjetëra milionë euro, falimetimi dhe përmbytja

Një përbindësh betoni, mermeri, qelqi dhe luksi, City Park Tirana u trumbetua 15 vite më parë si qendra tregtare më e madhe në Ballkan, një investim mbi 80 milionë euro. Investimi total pritej të arrinte në 130 milionë euro.

Rënia nisi me falimetimin e gjigantëve të hipermarketit Praktiker dhe supermarketeve Mercator në vitet 2011 dhe 2012, që kishin gjetur rrugën e tyre në Shqipëri, pikërisht në pikun e krizës financiare botërore, në vitin 2009.

Në shkurt 2015, shoqëria përmbarimore “Executores Litium” njoftoi shitjen e “City Park”, dy objekteve me një sipërfaqe ndërtimi 43,121 metra katrorë dhe sipërfaqe totale prej rreth 90 mijë metra katrorë.

Çmimi fillestar për shitjen e kësaj qendre tregtare nisi me 24.48 milionë euro, ndërsa qendrat e tjera si QTU, Megatek dhe TEG, çuditërisht, nuk u lëkundën nga kriza.

Ndërkaq, sipas detajimeve në bilanc, huamarrjet nga bankat janë rreth 3.6 miliardë lekë, apo gati 26 milionë euro, që është pothuajse e barabartë me shumën minimale të ankandit të shpallur nga përmbarimi.

Investimi dhe falimentimi ka disa elementë të dyshimtë.

Së pari, mbetet mister burimi i rreth 60 milionë euro investim, duke zbritur kredinë. Bilancet e kompanive të aksionerëve nuk i mbulonin 60 milionë euro, ndërsa investimi dyshohet të jetë më e lartë se vlera e deklaruar.

Së dyti, në një treg si Shqipëria, nuk është rastësi që City Park shënjestroi klientelën relativisht të pasur, duke hapur fillimisht dyqane relativisht të shtrenjta.

A ishte City Park një nga operacionet më të mëdha të pastrimit të parave të pista në Shqipëri?

Kush janë pronarët në letra, pronari real mes pronarëve në letra dhe nga vinin paratë?

Paratë që nuk u dihet burimi, të investuara të City Park, a janë produkt të një linje heroine nga Turqia, e gjurmuar nga DEA amerikane dhe organet ligjzbatuese shqiptare?

Si për ironi, një nga aksionerër është binesmen detergjentësh të njohur për larje dhe pastrim, ndërsa City Park çuditërisht u përmbyt dy vjet pas daljes në ankand, si për të zhdukur gjurmët e një historie të dyshimtë.

Prapaskena.al

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *