Monday, May 20
Shadow

Prezantimi i GTA 6 mund të shtyhet për në 2026 pas ngadalësimit të zhvillimin

Zhvillimi i GTA 6 thuhet se ka mbetur shumë prapa dhe loja e shumëpritur nga fansat mund të mos arrijë të prezantohet në kohën që ishte parashikuar, gjatë viti 2025.

Burime anonime kanë treguar për Kotaku se zhvillimi në GTA 6 ka “ecur me hapa të ngadaltë“, gjë që supozohet se është arsyeja pse stafi menaxhues u ka kërkuar zhvilluesve të kthehen në zyrë me kohë të plotë pasi udhëheqësit janë të shqetësuar se loja mund të shtyhet për në 2026. Tani për tani, Rockstar me sa duket është ende “duke synuar” për të prezantuar një version në pranverën e vitit 2025, megjithëse të njëjtat burime sugjerojnë se mundësia më reale është që loja të prezantohet në vjeshtën e atij viti.

Shtyrja e lojës deri në vitin 2026 është gjithashtu një “plan rezervë” ose opsion “emergjence“. Në fillim të këtij muaji, zhvilluesit e Rockstar Games kritikuan kompaninë që u tha punonjësve se duhet të kthehen në zyrë me kohë të plotë muajin tjetër, duke e quajtur vendimin e udhëheqjes “të pamatur“.

Punonjësve në Rockstar iu tha të ktheheshin në zyrë pesë ditë në javë. Menaxherët e studios përmendën sigurinë dhe produktivitetin si arsye për këtë ndryshim të ardhshëm, i cili do të hyjë në fuqi në prill. Që nga ky njoftim, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Britanisë së Madhe (IWGB) ka kritikuar Rockstar për planet e saj për të tërhequr mundësinë e punimit në distancë për “shumicën” e stafit të saj, duke vënë në dukje se studioja tha se çdo përjashtim nga rregullat e reja do të jetë “i rrallë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *