Monday, May 20
Shadow

Samsung sapo solli një përditësim të rëndësishëm për miliona përdorues të Galaxy

Përditësimi më i fundit i sigurisë i Samsung për pajisjet e tij Galaxy është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi përfshin rregullime e disa dobësive të sigurisë së Android që përfshijnë një ekzekutim të mundshëm të kodit në distancë. E thënë thjesht, këto janë dobësi që mundësojnë që malëare të kontrollojë një pjesë ose të gjithë pajisjen tuaj.

Disa javë më parë përditësimi u bë i disponueshëm për serinë e re S24 në SHBA, dhe më vonë seria u përditësuar dhe S23. Rajonet, rrjetet dhe modelet e ndryshme e bjënë pak më të ngadaltë përditësimin e pajisjeve. Megjithëse “përdoruesit mund të jenë të sigurt se përmirësimet e sistemit operativ do të përfshijnë përmirësim të sigurisë kur të ofrohen“, Samsung vazhdon të paralajmërojë se “ndërsa ne po bëjmë çmos për të dorëzuar përditësimet e sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur për të gjitha modelet e aplikueshme, koha e dorëzimit të tyre mund të ndryshojnë në varësi të rajoneve dhe modeleve.”

Kështu që për të siguruar sa më shpejt pajisjen tuaj, mjafton të aktivizoni shërbimin e instalimit automatik të software update, i cili do të kryhet sapo update të shkarkohet në pajisjen tuaj.

Sigurisht që duhet të tregoni kujdes gjatë gjithë kohëve të mos instaloni programe nga palë të treta të panjohura, por të gjeni alternativat e tyre në Play Store, pasi aplikacionet në këtë dyqan kalojnë inspektimet e Google për sa i përket sigurisë.

Google siguron që “përdoruesit e Android mbrohen automatikisht nga versionet e njohura të këtij malëare nga Google Play Protect, i cili është aktiv automatikisht në pajisjet Android me Shërbimet e Google Play.”

Google Play Protect mund të paralajmërojë përdoruesit ose të bllokojë aplikacionet që dihet se shfaqin sjellje keqdashëse, edhe kur ato aplikacione vijnë nga burime jashtë Play.” Rreziku është më i lartë në pajisjet me sistemin operativ Android (sigurisht vetëm nëse ju instaloni aplikacione jashtë Play Store), pasi në iOS është më i vështirë instalimi i aplikacioneve që nuk gjenden në App Store.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *