Sunday, May 19
Shadow

Meta, Microsoft dhe X i bashkohen betejës së Epic Games kundër Apple

Meta, Microsoft, X dhe Match Group i janë bashkuar krijuesit të Fortnite, Epic Games, në protestën kundër “tasksave” që Apple ka vendosur në App Store, duke mos respektuar vendimin e urdhëruar nga gjykata.

Kompanitë e teknologjisë, të cilat kanë zhvilluar disa nga aplikacionet më të shkarkuara në App Store, thanë se Apple ishte në “shkelje të qartë” të urdhrit të shtatorit 2021, duke e bërë të vështirë udhëzimin e konsumatorëve drejt shërbimeve me kosto më të lira për përmbajtjet dixhitale.

Apple iu referua deklaratës së 16 janarit ku tregonte se kishte respektuar plotësisht urdhrin, i cili do të mbronte konsumatorët dhe “integritetin e ekosistemit të Apple” duke siguruar që zhvilluesit të mos kenë një “udhëtim falas”.

Epic kishte paditur Apple në vitin 2020, me pretendimet se po shkelte ligjet antitrust duke kërkuar nga konsumatorët të shkarkonin aplikacione vetëm përmes App Store dhe duke i tarifuar zhvilluesit me komisione deri në 30% për blerjet brenda aplikacionit.

Urdhri kërkon që Apple të lejojë zhvilluesit të ofrojnë links dhe opsione për t’i drejtuar konsumatorët drejt opsioneve alternative të pagesës për të shmangur “taksën 30% të Apple”. Javën e kaluar, Epic tregoi se ndryshimet e Apple ishin të pakuptimta, duke thënë se rregullat e reja dhe një tarifë e re 27% për zhvilluesit i bënë links apo opsionet e reja të pagesës të padobishme.

Në dosjen e së mërkurës, kompanitë e teknologjisë thanë se sjellja e Apple “për të gjitha qëllimet praktike” forcon rregullat kundër drejtimit që gjykata i gjeti të paligjshme, duke mbështetur komisionet “të tepërta” të Apple dhe duke dëmtuar konsumatorët dhe zhvilluesit.

Kufizimet e Apple se ku dhe si zhvilluesit mund të komunikojnë me përdoruesit e tyre në lidhje me opsionet e tyre për blerjen e përmbajtjes brenda aplikacionit krijojnë barriera të rëndësishme për konkurrencën dhe rritin artificialisht çmimet”, thuhet në dosje. Apple ka afat deri më 3 prill për t’iu përgjigjur zyrtarisht paraqitjes së Epic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *