Monday, May 20
Shadow

Cristiano Ronaldo sapo ka prezantuar një aplikacion për mirëqenien dhe shëndetin e përdoruesve

Futbollisti profesionist portugez dhe 5 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, njoftoi lançimin e Erakulis, një aplikacion që promovon mirëqenien dhe shëndetin e përdoruesve duke ofruar shërbime fitnesi, ushqimi dhe shëndeti mendor.

Atleti themeloi kompaninë për të ofruar një paketë shëndetësore që bashkon teknologjinë dhe përmbajtjen e kuruar të krijuar nën drejtimin e tij. Përdoruesit mund të kenë akses në plane të personalizuara të mirëqenies, duke përfshirë programet e fitnesit, ushqimit dhe mirëqenies mendore, takimet me video në internet me ekspertë të shëndetit dhe mirëqenies dhe një platformë komunitare ku anëtarët mund të lidhen me njeri tjetrin.

Aplikacioni është planifikuar të lançohet më 3 Prill me abonimet që do të nisin nga 4,99€ në muaj. “Si një atlet profesionist, disiplina, fokusi dhe ekuilibri kanë qenë çelësi i suksesit tim në fushë. Orët e panumërta të stërvitjes, vëmendja ndaj të ushqyerit dhe përgatitja mendore kanë luajtur një rol vendimtar në udhëtimin tim. Ne kemi shtuar këto karakteristika në Erakulis”, tha Ronaldo në një deklaratë.

Ronaldo është një nga disa atletë të njohur globalisht që i bashkohet hapësirës së shëndetit dhe mirëqenies. Ylli i tenisit Serena Williams filloi të investojë në startup-et e shëndetit dixhital, duke përfshirë ofruesin e kujdesit shëndetësor virtual dhe në zyrë Juno Medical. Nga ana tjetër dhe Arnold Schwarzenegger së fundmi prezantoi aplikacionin e tij të ri, The Pump, që paraqet një komunitet motivues, gjurmues të personalizuar të zakoneve dhe video stërvitje të drejtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *